Kompania e prodhimeve televizive CENTRUM PRODUCTION,  se shpejti ne Vizion Plus rikthen emisionin show "Histori dashurie".

 “Histori dashurie”" transmetohet ashtu si edhe ne sezonin e pare ne ekranin e Vizion Plus. Per kete qellim eshte duke u punuar ne nje studio me permasa: siperfaqe 400m2 dhe lartesi 6.5m.Me standardet me te mira ne tregun e televizioneve, kjo studio eshte tashme  nje vitrine e shkelqyer sa I takon formes dhe anes vizive te programit.

 Po kaq rendesi per ne ka edhe permbajtja. Nga nje staf profesional eshte mbledhur  dhe jane perpunuar  historite njerezore te dashurise te cilat do te jene boshti I programit . Paralelisht po punohet edhe me elementet e show-t (muzika,baleti, xhirimet jashte studios, surpriza etj), qe do te formesojne ne nivele te larta nje program te denje per shijet e shikuesit.

 Ky program duke pasur vemendjen maksimale te audiences, synon te percjelle vlera ne publik, qe thene ndryshe, jo vetem do te argetoje, por mbi te gjitha do te edukoje.

Ju ftojme te gjitheve ju miq! Nese keni nje histori te bukur te dashurise suaj ( qofte kjo disavjecare, bashkejetese apo e kurorezuar ne martese, pse jo edhe nje dashuri e sapo nisur), te beheni pjese e programit tone.Do te shijoni pa diskutim nje cast te paharruar te jetes suaj te perbashket ne “Histori dashurie”.

Per te mesuar me shume detaje dhe per te kontaktuar me ne, keni ne faqen e pare adresen dhe posten tone elektronike

Ideatore, producente dhe moderatore e programit  eshte gazetarja

Ermira Causholli.

E njohur si autore dhe moderatore programesh ne Radio Televizionin Publik Shqipetar (dokumentare, emisione ne studio, telereportazhe, kronika dhe filma televiziv), si dhe autore e mjaft shkrimeve dhe opinioneve te ndryshme  ne median e shkruar shqipetare.

Dy vitet e fundit ka qene zedhenese e Agjensise Shqipetare te Investimeve te Huaja, Albinvest.

 

 

       copyright © 2009 CentrumProduction shpk          NIPT:K91420014L       WEBMAIL   VLERESIME LIGJORE    KONTAKTE     PARTNER

                          Powered by Fletetetverdha.shpk | Fletet e Verdha | Flete te Verdha | Albanian Yellow pages | Albanian Yellow Pages